Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, forcat zjarrfikëse nga Durrësi për në Tiranë, kërkohet ndihmë nga Elbasani, Vora dhe ndërhyrje e Ushtrisë Aksi nacional Burrel – Rrëshen është vështirë të qarkullohet me çdo lloj mjeti për shkak të probleme të shumta. Veç amortizimit ndër vite të këtij aksi rrugor, reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar shembje të shkëmbinjve dhe rrëshqitje të dherave në disa segmente.
Më problematike situata paraqitet pranë urës së Urakës ku një masiv shkëmbor ka rënë në mes të rrugës.
Korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj raporton se po ashtu, në këtë segment ka edhe shembje të skarpatës së rrugës duke e ngushtuar karrexhatën vetëm me një sens lëvizje.
Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e fshatrave ku ka patur shembje të tyre dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Ekipet e pushtetit vendor janë në terren për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.
Top Channel