Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë, krijohet radhë mjetesh 10km e gjatë
07/01/2026 14:47
Qarkullimi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Hormovë është paralizuar prej disa orësh.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel vërehet rruga e bllokuar komplet nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve në anë të shpatit.
Radha e mjeteve në pritje për të kaluar në të dy krahët ka shkuar në 10 km. Ndërkohë në vendngjarje për momentin janë prezent vetëm efektivët e Policisë rrugore, ndërsa punonjësit e firmës koncesionare të mirëmbajtjes së saj nuk janë prezent.
Top Channel