Moti i keq ka shkaktuar një situatë problematike në Gjirokastër.

Në lagjen Manalat ka pasur edhe rrëshqitje dherash, ku si pasojë një mjet i parkuar, është zhvendosur disa metra më poshtë. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se për momentin nuk raportohet për dëme të tjera, por nëse do të ketë vijim të rrëshqitjes së dheut, mund të rrezikohen banesat në këtë lagje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB