Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gjakova, Suhareka e Juniku janë prekur nga vërshimet  si pasojë e reshjeve të pandërprera që nisën mbrëmjen e së hënës. 

Agjencia për Menaxhimin Emergjent njoftoi se ka pasur përmbytje në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara. Në Gjakovë, Drenas e Malishevë pati edhe evakuime të familjeve për shkak të rrezikut në të cilin ndodheshin. Ndërkohë që nga dala e lumenjve nga shtrati, Malisheva e Juniku shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, nisja e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor u shty për datën 12 janar si pasojë e situatës së krijuar nga vërshimet. Situatat e tilla në Kosovë po përsëriten nga viti në vit dhe niveli i tillë i përmbytjeve është shqetësues për ekspertët.

Përmbytjet u shkaktuan jo vetëm në tokat bujqësore e shtëpitë përreth lumenjve, por edhe në zonat urbane. Për këtë, ekspertët bëjnë përgjegjës nivelin lokal të qeverisjes e thonë që dorë ka edhe faktori njeri në shkaktimin e vërshimeve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se rreziku më i madh paraqitet nga lumenjtë në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit, derisa në rritje është niveli i lumenjve në lindje dhe jug të Kosovës, por që nuk paraqitet rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB