Top Story/ “Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demalian: Mos devijo, pse duhet të…

07/01/2026 22:23

Shqipëria, vendi më i izoluar i Europës, një ish-shtet ku paranoja kishte formë të institucioneve, dhe ku çdo hap mund të regjistrohej nga sytë e Sigurimit. Në qendër të gjithë këtij rrjeti qëndronte Sigurimi i Shtetit, një makineri e mirëstrukturuar e survejimit.

Analisti Ilir Demalia dhe Milaim Zeka kanë debatuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Top Story’. Ndërsa Demalia fliste për kohën e Shqipërisë gjatë regjimit Zeka ka dashur të ndërhyjë por Demalia vazhdonte ende argumentimin e tij.

Analistët patën një debat, ndërsa Zeka u shpreh se mund ta linte fare studion, edhe pse ai ishte në një lidhje live.

Demalia: A ka zbulim Amerika, a ka zbulim Anglia. E gjithë bota rron nëpërmjet informacionit të zbulimit. Jemi në luftën e ftohët dhe Shqipëria ka qenë nën agresion. A ka zbulim sot Amerika. A mund ta mbarojë unë, po më ngatërron. Unë nuk po them por njerëzit që torturonte brenda në Shqipëri. Ka pas forca nga jashtë për të h brenda as diskutohet që ka pas, këta kanë vepru siç ka vepru gjitha kampi lindjes.

Zeka: Prap do shkojmë dhe s’do themi asgjë sonte. A mund të ndërhyjë të lutem.

Demalia: Një nga fatkeqësitë që kemi sot është që njerëz të huaj veprojnë në Shqipëri.

Zeka: Demaliaj s’të lë me fol asnjëherë. Demaliaj duhet me ftu veten në emision. Në qofte se ke ardh vetëm ti me fol, fol o vëlla dhe iki unë nga studio.

Demalia: Duhet të marr leje ty?

Zeka: Thuaj më fal.

Demalia: Pse duhet të të them më fal ty.

Zeka: Je burrë i madh ti.

Demalia: Nuk jam i madh as i vogël, mos devijojmë temën e muhabetit.

Zeka: Secili duhet të japë mendimin e vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB