Përleshje mes qeverisë dhe kurdëve në Siri, ushtria siriane urdhëron banorët të evakuohen nga zona e Alepos
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën, pas një ndjekjeje më shumë se dy javore në Oqeanin Atlantik, thanë zyrtarë amerikanë.
Anija, e quajtur më parë Bella 1 dhe tani e regjistruar si Marinera, ishte nën sanksione amerikane që nga viti 2024 për përfshirje në transportin e naftës së paligjshme si pjesë e një “flote të errët” për vendet e sanksionuara.
Operacioni u krye nga US Coast Guard dhe forcat amerikane, të cilët ndoqën anijen nëpër Atlantik pasi ekuipazhi kishte refuzuar të ndalej pranë Venezuelës dhe ishte kthyer në dhjetor për të shmangur kapjen.
Gjatë ndjekjes, ekuipazhi pikturoi mbi anije një flamur rus dhe regjistroi Marinera-n si anije ruse për të parandaluar kapjen, por Uashingtoni nuk e ka njohur këtë status dhe e konsideron anijen pa flamur.
Forcat amerikane ndoqën anijen deri në pjesën veriore të Atlantikut, ku e bllokuan dhe morën kontrollin e saj pa rezistencë.
Ky veprim vjen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të SHBA-së për të zbatuar një bllokadë ndaj naftës së Venezuelës të njoftuar nga Presidenti Donald Trump, me qëllim të shtypjes së regjimit të Nicolás Maduro.
Top Channel