Reuters zbulon planin: SHBA mendon pagesa deri në 100 mijë dollarë për çdo banor të Groenlandës për t’i shkëputur nga Danimarka
Ligjvënësi rus Leonid Slutsky e quajti sekuestrimin e anijes Marinera nga SHBA- të një akt të “piraterise së shekullit të 21-të”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Slutsky, i cili është kryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, tha se masa e SHBA-së shkel ligjin detar dhe konventat e Kombeve të Bashkuara. Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi kthimin e qytetarëve rusë në bordin e cisternës së sekuestruar, raportoi më parë TASS.
Anija me flamur rus, fillimisht e quajtur Bella 1, u sanksionua nga SHBA-të në vitin 2024 për operim brenda një “flote në hije” cisternash që transportonin naftë të paligjshme.
Muajin e kaluar, forcat amerikane u përpoqën ta ndalonin anijen pranë Venezuelës, por nuk hipën në të pasi ajo u largua. Rusia më vonë paraqiti një kërkesë zyrtare diplomatike – pasi anija u shfaq në regjistrin zyrtar të anijeve të Rusisë me një emër të ri – duke i kërkuar SHBA-së të ndalonte ndjekjen e saj.
Top Channel