Ishin nisur drejt Rinasit nga Bergamo dhe Bologna, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi: Kompania ajrore nuk na ka dhënë asnjë shpjegim
07/01/2026 12:47
Rreth 350 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, janë kthyer për shkak të motit të keq dhe kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Brindisit.
Pasagjerët, të cilët kishin si destinacion përfundimtar Shqipërinë, vijojnë të qëndrojnë në aeroportin e Brindisit. Për shkak të mungesës së informacionit dhe zgjidhjeve nga kompania ajrore, ata kanë protestuar dhe vazhdojnë protestën, duke penguar edhe zhvillimin normal të proceseve dhe shërbimeve në aeroportin e Brindisit.
Sipas pasagjerëve, kompania ajrore Wizz Air i ka braktisur, duke i lënë në aeroport pa akomodim, transport alternativ apo sqarime të qarta për vazhdimin e udhëtimit.
Top Channel