Ish-këneta në Durrës ‘nën ujë’, banorja mes lotësh: Duam dëmshpërblim, kam lënë vajzën e sëmurë…

07/01/2026 15:05

Një grup banorësh të zonës së ish-Kënetës, Durrësit të Ri, kanë protestuar këtë të mërkurë për të kërkuar ndihmë, pasi banesat e tyre vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa pasdite parashikohen reshje të tjera.

Sipas tyre, kanalet kulluese janë të bllokuara, ndërsa niveli i ujit ka arritur rreth 30 centimetra në oborre dhe brenda shtëpive.

Sipas banorëve, uji nuk po tërhiqet dhe se askush nuk ka ndërhyrë për ta larguar atë nga rrugicat dhe banesat

“Unë kam gocën e sëmurë në shtëpi, s’kam drita se bie masë do më zeje korenti. Jemi përmbytur 3-4 herë, nuk kemi marrë dëmshpërblim, duam vetëm të shpëtojmë. Vajzën e kam lënë sipër divanit, e kam të sëmurë”, u shpreh një qytetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB