Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, forcat zjarrfikëse nga Durrësi për në Tiranë, kërkohet ndihmë nga Elbasani, Vora dhe ndërhyrje e Ushtrisë Te vegjlit janë me të prekurit nga viruset e shumta që po qarkullojnë në këto ditë janari. Virusi respirator sinsicial ka prekur të vegjlit e moshës 0 deri në 5 vjeç duke shkaktuar infeksione respiratore dhe shpesh pneumoni.
Ndërsa pak më të rriturit janë prekur më së shumti nga viruset e gripit A dhe B çka vihet re edhe nga mungesat nëpër kopshte dhe shkolla por që këtë vit karakteristikë ka temperaturën e lartë deri në 40 gradë që menaxhohet me vështirësi dhe shpesh i vë në panik nënat e reja.
“Tre ditë temperaturë e lartë që nuk ulet”, u shpreh Dr. i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj.
Brataj tregon se si të menaxhojmë temperaturën.
“Paracetamol çdo 6 orë. Jepet 10mg për një Kg. Nëse nuk ulet kombinoje me neurofen apo ibuprofen që jepet çdo 4 orë. Nëse nuk bie temperaturë përdor rroba të lagura me ujë të ngrohtë as të nxehtë dhe as të ftohtë. Nëse ka të dridhura, mos e mbulo fëmijën. Mbaje ambientin pak të freskët”, u shpreh ai.
Por kur duhet ta çojmë fëmijën ne spital ?
“Nëse fëmija bënë konvulsione, ka të dridhura, humb koshiencën, atëherë duhet ta çojmë te mjeku. Por jo menjëherë pasi qarkullon grip covid, RSVS dhe kur shkojmë atje bie në kontakt me një tjetër infeksion”, u shpreh Brataj.
Mjeket këshillojnë që në këtë situatë të rënduar me viruse të shmangim ambientet e populluara si kënde lojërash të mbyllura apo qendra tregtare.
Top Channel