E ndërtuar në fund të dhjetorit, reshjet e dendura të shiut dëmtojnë rrugën e re në Durrës
07/01/2026 16:16
Një investim i sapopërfunduar është kthyer brenda pak ditësh në burim zhgënjimi dhe problem për banorët e lagjes nr. 8 në qytetin e Durrësit.
Pak ditë pas asfaltimit, reshjet e një dite më parë nxorën në pah cilësinë e dobët të punimeve. Rruga është rehabilituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në fund të dhjetorit, por mjaftoi një ditë shi që asfalti të dëmtohej.
E kontaktuar nga Top Channel, Bashkia e Durrësit bën me dije se ka verifikuar gjendjen e rrugës dhe ka njoftuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërhyrje dhe riparim të saj.
Banorët kërkojnë që këtë herë ndërhyrja të jetë përfundimtare dhe jo thjesht një rregullim i përkohshëm, por investimi t’u shërbejë realisht atyre.
Top Channel