Macron dorëzohet përballë protestave të fermerëve: Do votojmë kundër marrëveshjes tregtare BE-Mercosur
Presidenti amerikan Donald Trump ka tallur presidentin francez Emmanuel Macron, duke pretenduar se e ka detyruar Francën të rrisë ndjeshëm çmimet e barnave me recetë, përmes kërcënimit me tarifa të larta tregtare ndaj produkteve franceze.
Duke folur para ligjvënësve republikanë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë “subvencionuar shëndetësinë globale për dekada” dhe se politika e tij e quajtur “Most Favoured Nation” i ka detyruar vendet e tjera të pranojnë shpejt kushtet e SHBA-së.
Sipas tij, ai i kërkoi Macron-it të rrisë çmimet e barnave, duke argumentuar se amerikanët paguajnë deri në “14 herë më shumë” se qytetarët francezë. Fillimisht, Macron e kishte refuzuar kërkesën, por Trump pretendon se më pas e kërcënoi Francën me një tarifë prej 25% për të gjitha importet franceze, përfshirë verën dhe shampanjën.
Trump mocks Macron:
Emmanuel said to me: “Donalddd, you have a deal. I would like to increase my prescription drug prices by 200% or whatever. Whatever you want, Donald, please don’t tell the population, I beg you.”
Every country said the same thing. pic.twitter.com/hrAXWkKDD3
— Clash Report (@clashreport) January 6, 2026
“Kërcënimi me tarifa e bëri atë të dorëzohej,” tha Trump, duke shtuar se Franca pranoi të rrisë çmimin e barnave nga 10 dollarë në 30 dollarë për pilulë, ndërsa çmimet në SHBA, sipas tij, ranë.
Trump përshkroi gjithashtu një bisedë tallëse me Macron, duke pretenduar se presidenti francez i ishte lutur që marrëveshja të mos bëhej publike. “Çdo vend tha të njëjtën gjë,” shtoi ai.
Sipas Trump, edhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë pranuar rritje të mëdha çmimesh brenda pak minutash pasi janë kërcënuar me tarifa tregtare.
Deklaratat vijnë ndërsa Trump promovon politikën Most Favoured Nation, e cila synon të ulë çmimet e barnave në SHBA duke i lidhur pagesat e Medicare me çmimet më të ulëta të aplikuara në vendet e zhvilluara. Ai ka pretenduar se uljet do të arrijnë deri në 400–600 për qind dhe se çmimet e reja do të jenë të disponueshme nga janari përmes faqes TrumpRx.gov.
Top Channel