Divorci i Nicole Kidman dhe Keith Urban, si do ta ndajë ish-çifti pasurinë e tyre 282 milionë dollarëshe
Bradley Cooper i ka dhënë fund thashethemeve se i është nënshtruar operacioneve plastike.
Aktori 51-vjeçar ishte i ftuar në podkastin SmartLess për një diskutim të plotë me prezantuesit Jason Bateman, Sean Hayes dhe Will Arnett.
“Për dy javët e fundit njerëzit kanë ardhur tek unë dhe më kanë folur”, tha Cooper, duke shpjeguar: “Ata po thonë, ‘Oh, dukesh mirë! Po, po, por është çmenduri—'” theksoi Bradley Cooper në atë kohë , duke mohuar thashethemet se ai kishte bërë ndërhyrje në fytyrën e tij.
Actor Bradley Cooper finally addressed plastic surgery rumors in a rare comment, months after his appearance made headlines. https://t.co/CHzrp8sMgR
— OK! Magazine USA (@OKMagazine) January 7, 2026
Së fundmi, Will Arnett, duke mbyllur diskutimin mbi këtë temë të veçantë, vuri në dukje: “Por më bëri të mendoj… Më bezdisi sepse e thonë gjatë gjithë kohës dhe është qesharake. Të gjithë mendojnë se e dinë. Ju i lexoni këto gjëra të kota.”
Thashethemet se Bradley Cooper i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike u publikuan pas një sërë paraqitjesh që aktori kishte bërë në muajt e fundit. Imazhet që ishin publikuar nuk kishin kaluar pa u vënë re, me shumë njerëz në mediat sociale që pretendonin se Cooper dukej ndryshe.
“A ia prenë kockën e mjekrës?” ishte një koment ne rrjetet sociale. “Bradley Cooper është pothuajse i panjohur. Njerëzit duhet të ndalojnë së bëri ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Ato nuk ndihmojnë “, komentoi një tjetër.
Top Channel