“Bashkëpunimi i Venezuelës me SHBA ul rrezikun e një kolapsi ekonomik”, Rubio: Marrëveshja me Maduron para arrestimit nuk pati sukses

07/01/2026 18:24

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio e përshkroi fazën e dytë të strategjisë së Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës si një fazë “rimëkëmbjeje”, e cila, sipas tij, do të përfshijë amnisti për udhëheqësit e opozitës dhe më pas një “tranzicion”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Rubio shtoi se venezuelianët e kuptojnë se e vetmja mënyrë për të lëvizur naftën dhe për të gjeneruar të ardhura, pa rrezikuar një kolaps ekonomik, është bashkëpunimi dhe puna me Shtetet e Bashkuara.

Ai hodhi poshtë kritikat nga disa senatorë se SHBA-të po “veprojnë në mënyrë të pakujdesshme” në Venezuelë, duke theksuar se regjimi nuk mund të eksportojë më naftë dhe të sigurojë të ardhura pa lejen e Uashingtonit. Kjo, sipas tij, i jep SHBA-ve “një ndikim të jashtëzakonshëm” dhe “kontroll”.

Marco Rubio tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara u përpoqën vazhdimisht të arrinin një zgjidhje që nuk përfshinte ndërhyrjen dhe arrestimin e presidentit Nicolás Maduro. “Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk patën sukses”, u shpreh ai.

Sipas Rubios, është brenda të drejtës së një presidenti të veprojë nëse ekziston një kërcënim ndaj kombit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB