Ashpërsohen debatet gjeopolitike rreth planit të Trump, Shtëpia e Bardhë: Veprimi ushtarak për Groenlandën mbetet “gjithmonë një opsion”

07/01/2026 08:24

Shtëpia e Bardhë deklaroi se përdorimi i ushtrisë për të marrë nën kontroll Groenlandën mbetet një opsion i hapur, ndërsa debatet gjeopolitike rreth planeve të Donald Trump për territorin danez po ashpërsohen.

Presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të aneksuar ishullin vetëqeverisës, pavarësisht se ai është pjesë e Danimarkës,një vend aleat i NATO-s. Këto qëndrime kanë shkaktuar reagime të forta në Evropë, me Kopenhagenin që paralajmëron për pasoja dramatike nëse SHBA do të zgjidhnin rrugën  forcës.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se një pushtim ushtarak amerikan do të mund të shënonte fundin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke e cilësuar një goditje fatale për sigurinë kolektive perëndimore.

Të martën, udhëheqës evropianë, mes tyre Sir Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, dolën me një deklaratë të përbashkët ku theksuan se “nuk do të ndalin së mbrojturi integritetin territorial të Grenlandës”, duke i dërguar Uashingtonit mesazh uniteti.

Megjithatë, reagimi nga administrata Trump nuk tregoi shenja tërheqjeje. Në një komunikim pasues, Shtëpia e Bardhë mbrojti retorikën e presidentit dhe përsëriti se qasja ushtarake është “gjithmonë një opsion” në tryezë.

Tensioni i ri ka ringjallur frikën për një përçarje të paprecedentë mes aleatëve, ndërsa fati i ishullit strategjik të Arktikut po kthehet në një nga çështjet më delikate të mandatit të dytë të Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB