15 shqiptarë bllokohen në portin e Brindizit, qytetarja: Na larguan me forcë nga aeroporti ku po prisnim për të ardhur në Rinas
07/01/2026 09:22
Rreth 15 shtetas shqiptarë, shumica nga Durrësi, janë bllokuar në portin e Brindizit që nga dita e djeshme.
Një qytetare shprehet se autoritetet italiane i kanë larguar me forcë nga aeroporti ku po prisnin të fluturonin për në Rinas, duke iu thënë se aeroporti do të mbyllet për 24 orë dhe nuk ka fluturime drejt Tiranës. Më pas, autoritetet i kanë udhëzuar që të shkojnë në port dhe të presin tragetin.
Disa nga personat e bllokuar kanë probleme shëndetësore dhe kërkojnë që të sensibilizohet situata e tyre.
Top Channel