Vijon pezullimi i lundrimit në detin e Vlorës, nuk lejohen udhëtimet drejt Italisë, dallgët arrijnë deri në 7 ballë
06/01/2026 11:56
Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për të gjitha anijet e vogla dhe peshkarexhat, si dhe moslejimi i lundrimit drejt Italisë, për shkak të erërave të forta dhe detit me dallgë deri në 7 ballë në det të hapur.
Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar mjetet e vogla lundruese, përfshirë tonazhin e lehtë si dhe mjetet e peshkimit, që të qëndrojnë të ankoruara dhe te presin një njoftim të dytë, pasi, sipas parashikimeve, moti është përkeqësuar dhe ekziston rreziku i mbytjes se tyre.
Trageti parashikohet të niset në mbrëmje nga Brindisi drejt Vlorës, dhe kjo varet nga ndryshimi i erës dhe dallgëve.
Top Channel