Agjentët federalë vranë shoferen në Minneapolis/ Trump flet për vetëmbrojtje, klimë e tensionuar dhe demonstrata në qytet
Policia iraniane shpërndau një demonstratë në Pazarin e Madh të Teheranit duke përdorur gaz lotsjellës, sipas OJQ-ve dhe videove të postuara në mediat sociale.
Protestuesit brohoritën “Pahlavi do të kthehet”, duke iu referuar dinastisë Shah të rrëzuar nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Turma gjithashtu brohoriti “Sayyed Ali do të rrëzohet”, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sipas videove të verifikuara nga AFP.
In the heart of Tehran’s Grand Bazaar today. pic.twitter.com/AHYatDU4Vv
— Amit Segal (@AmitSegal) January 6, 2026
“Liri! Liri!” dhe “Pa turp”, brohoritën gjithashtu dhjetëra njerëz, sipas pamjeve të transmetuara nga Iran Human Rights me seli në Norvegji dhe Human Rights Activists Neës me seli në Shtetet e Bashkuara.
Agjencia e lajmeve Fars e Iranit raportoi “tubime sporadike” që u shpërndanë nga policia.
Protestat në Iran, të cilat fillimisht u lidhën me koston e jetesës, filluan më 28 dhjetor në kryeqytet përpara se të përhapeshin në pjesë të tjera të vendit. Është vala më e madhe e protestave që nga viti 2022, kur Irani u trondit nga demonstrata masive pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, e cila u arrestua për shkelje të një kodi të rreptë veshjeje.
Të paktën 12 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në deklarata zyrtare dhe raportime të medias.
Megjithatë, OJQ-të me seli jashtë vendit vlerësojnë se të paktën 25 persona u vranë në Iran në nëntë ditët e para të demonstratave që filluan në një pazar në Teheran për shkak të rënies së vlerës së monedhës dhe inflacionit në rritje.
Top Channel