U përfol për një rikthim të mundshëm në Premier League, Bayern-i merr vendimin final për Harry Kane

06/01/2026 13:15

Harry Kane mund të rinovojë së shpejti kontratën me Bayern Munich.

Sipas raportimeve të Sky Germany, klubi bavarez po punon për t’i ofruar kapitenit të Anglisë një marrëveshje të re që do ta mbante atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2028 ose 2029.

Bisedimet e para për zgjatjen e kontratës tashmë kanë nisur dhe Kane raportohet se është i gatshëm të vazhdojë aventurën e tij në Gjermani.

Sulmuesi anglez është shndërruar në një nga figurat kyçe të Bayernit dhe drejtuesit e klubit e shohin atë si pjesë qendrore të projektit afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB