Tragjike/ Ndërroi jetë pas një ataku kardiak, trupi i 51-vjeçarit kthehet në “ushqim” për tre qentë e tij 17/02 09:24
Groenlanda dhe Danimarka kanë kërkuar një takim urgjent me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, për të diskutuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me qëllimin e tij për të aneksuar ishullin Arktik, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Groenlandës.
“Qëllimi i takimit është të diskutohen deklaratat e rëndësishme të Shteteve të Bashkuara mbi Groenlandën”, shkroi Vivian Mojfeldt në Facebook.
“Deri më sot, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nuk ka qenë e mundur të takohet me qeverinë e Groenlandës. Kjo pavarësisht faktit se qeveria e Groenlandës dhe qeveria daneze kanë kërkuar, gjatë gjithë vitit 2025, një takim në nivelin e ministrave të jashtëm”, shtoi ai.
Top Channel