Situatë e rënduar në Durrës për shkak të përmbytjeve, preket edhe autostrada/ Një familje evakuohet në Kavalishencë

06/01/2026 08:37

Situatë e rënduar në të gjithë Durrësin, përfshirë dhe autostradën.

Një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit, pasi banesa e saj është përmbytur.

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, thotë se dhe pse hidrovoret janë në funksionim të plotë situata mbetet e rënduar në shumë zona të Durrësit, ndërsa rekomandohet që të shmangen lëvizjet deri në qetësimin e situatës. Edhe nxënës e mësues janë njoftuar përmes grupeve të komunikimit.

Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës-Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Intensiteti i këtyre reshjeve, sipas autoriteteve vendore, ishte i paparashikuar, pasi parashikimet meteorologjike flisnin për reshje mesatare gjatë ditës së sotme në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB