Shembje në dalje të Kukësit nga reshjet e dendura, bllokohet një korsi dhe vështirësohet qarkullimi i mjeteve
06/01/2026 13:37
Si pasojë e reshjeve të dendura, në dalje të qytetit të Kukësit ka ndodhur një shembje, duke sjellë bllokimin e njërës korsi të lëvizjes.
Në rrugë kanë rënë materiale inerte dhe pemë, ndërsa uji ka vërshuar në trupin e rrugës, duke krijuar vështirësi në qarkullim për mjetet.
Bashkia Kukës ka ndërhyrë menjëherë me mjete të rënda, përfshirë ekskavatorë, për largimin e dherave dhe materialeve inerte, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
Top Channel