Probleme nga reshjet e shiut në Nishtullë dhe ish-Kënetë/ Niveli i ujit arrin në 50 cm, bllokohet i rezervuari i Spitallës

06/01/2026 10:20

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, më disa zona të Durrësit niveli i ujit arrin deri në 50 cm.

Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura.

Prefekti i qarkut Emilian Jani thotë se mjete zjarrfikëse dhe pompa thithëse po vijnë nga Tirana në zonë.

Rezervuari i Spitallës i bllokuar edhe nga mbeturinat ka dalë nga shtrati e ka vërshuar në zonë duke e rënduar më tej situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB