Përmbytet nga reshjet, ministri i Drejtësisë mbërrin në burgun e Durrësit/ Beqaj dhe Veliaj transferohen në katin e dytë
06/01/2026 13:00
As burgu i Durrësit nuk ka ‘shpëtuar’ nga përmbytja për shkak të motit të keq.
Të paraburgosurit, mes tyre Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, pas përmbytjes së qelive në katin e parë janë transferuar në katin e dytë.
Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pranë IEVP Durrës ka prezencë të lartë të ujit për shkak të reshjeve të dendura.
Vetë ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbërritur në burgun e Durrësit.
Top Channel