Përmbyten tre banesa nga reshjet e shiut në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet
06/01/2026 10:51
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës.
Për pasojë tetë familje po evokohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku.
Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar 3 familje.
Po ashtu përmbytje ka dhe në IEVP-në e Durrësit.
Top Channel