Përmbyten banesat dhe bizneset në Rrogozhinë, banorët për TCH: Është shkatërruar çdo gjë, dëmi është kolosal

06/01/2026 13:52

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Rrogozhinë.

Banorët e zonës në një prononcim për Top Channel, shprehen se dëmet janë shumë të mëdha dhe se disa u janë dëmtuar bizneset.

Kam ndenjur gjithë natën me kova në duar pasi nuk ka pasur energji elektrike, nuk punonin pompat. As hidrovori. Po nuk e tërhoqi hidrovori ta çojë në det, kështu do shkonte. Hidrovori është përmbytur vetë. Tani bashkia të marrë masa dhe të rregullojë ngjarjen.”, shprehet një qytetar.

Një qytetare shprehet se supermarketi në pronësi të saj është nën ujë, ndërsa disa të tjerë bëjnë me faj mos pastrimin e kanalit.

Jemi përmbytur komplet. Unë këtë e kam supermarket, me këtë ushqehem. Tani është komplet nën ujë, drita s’ka, nuk dimë si ta heqim. Kërkojmë ndihmë. Çdo gjë është shkatërruar, dëmi është kolosal”, shprehet një qytetare.

Niveli i ujit ka shkuar në 80-90 cm. Nuk kishim mundësi të shmangnim përmbytjen, shkak mbetet moti i keq. Mbase dhe hidrovori nuk ka punuar. Dëmet janë të madha.”, tha një qytetar të cilit i është përmbytur hoteli

.

Është përmbytur thuajse gjysma e lagjes, për shkak të mungesës së pastrimit të kanalit. Ka nja pesë vjet as ferrën s’e kanë hequr, për 200 m kanal është përmbytur lagjja.”, tha një tjetër qytetar i prekur nga përmbytjet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB