Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë hapjes së një spitali në Trebinje, ka folur për forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit, duke theksuar se Serbia është e gatshme të ofrojë një përgjigje të fuqishme ndaj çdo agresori të mundshëm, por duke nënvizuar se nuk do të sulmojë askënd.

Vuçiç ka kritikuar krahasimet me ish-presidentin Slobodan Milosheviç, duke thënë: “Unë nuk jam Milosheviçi juaj, nuk jam as naiv dhe as budalla që t’ju besoj. Serbia ka mësuar nga historia dhe do të ruajë lirinë e saj pa rrezikuar askënd.”

Ai gjithashtu provokoi në mënyrë indirekte ndaj atyre që e krahasojnë Kosovën me Groenlandën: “Le të vendosin ata mes vetes, ne vetëm do t’i pyesim se çfarë ndodhi me Kosovën? A po flisni për integritet territorial dhe sovranitet?”.

Presidenti serb foli edhe për sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare, duke theksuar se Serbia ka ruajtur paqen në rajon për katër vitet e fundit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai theksoi se vendi i tij nuk ka ndërhyrë asnjëherë dhe nuk ka planifikuar sulme, pavarësisht akuzave ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB