Moti i keq nuk ndalon ritualin e hedhjes së Kryqit në Vlorë, kapet nga 30-vjeçari i vetëm që u hodh në det

06/01/2026 11:49

Edhe pse moti ishte i keq, kjo nuk e ndaloi ritualin e përvitshëm të hedhjes së kryqit në det, i cili u zhvillua në zonën afër portit të Vlorës.

Në këtë ceremoni morën pjesë disa besimtarë, ndërsa mes tyre ishte edhe prifti Kostandin Prifti, i shoqëruar nga besimtarët e tij. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, rituali u zhvillua dhe kryqi u hodh në det.

I vetmi që u hodh në ujë dhe arriti ta kapte kryqin mes dallgëve ishte 30-vjeçari Mario Nesturi.

Ndërkohë, prifti Kostandin Prifti, në këtë ditë të shënuar, uroi të gjithë besimtarët ortodoksë për shëndet, gëzim dhe paqe, duke uruar gjithashtu një Ditë të Bekuar të Ujit për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB