Mori pa leje makinën e të atit dhe u largua nga shtëpia, shpallet në kërkim 14-vjeçari në Has

06/01/2026 17:46

Një 14-vjeçar në Has është shpallur në kërkim pas kërkesës së familjarëve të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se ditën e djeshme 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar nga banesa. Familja ka bërë menjëherë kallëzim ne Komisariatin e Policisë në Has, këta të fundit e kanë shpallur të miturin në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij.

Sipas të dhënave të paraprake, Marigleni, ka mbushur 79 euro karburant (benzinë) në dalje të Pejës, rrugës për Prishtinë

Njoftimi i Policisë

Kallëzim dhe veprime të Policisë – Rast i 14-vjeçarit në Has
Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, kanë bërë kallëzim se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij, Dirtan Dauti, dhe është larguar nga banesa.

Sipas të dhënave të para, djali, Marigleni, ka mbushur 79 euro karburant (benzinë) në Karburant Petrol, në dalje të Pejës, rrugës për Prishtinë. Babai i tij ka bërë apel te Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës për ndihmë në gjetjen e djalit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë bërë shpalljen në kërkim të 14-vjeçarit dhe po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB