Mori pa leje makinën e të atit dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Hasi kapet nga policia në Mitrovicë

06/01/2026 21:41

Një 14-vjeçar në Has u shpallur në kërkim pas kërkesës së familjarëve të tij, pasi ishte larguar nga banesa me makinën e të atit. 

Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.

Uniformat blu bënë me dije se ditën e djeshme 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar nga banesa. Familja ka bërë menjëherë kallëzim ne Komisariatin e Policisë në Has, këta të fundit e kanë shpallur të miturin në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij.
Sipas të dhënave, i mituri mbushi me 79 euro karburant makinën në dalje të Pejës, rrugës për Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB