Reshjet e dendura të shiut, rrëshqitje dherash në Gjirokastër, rrezikohen banesat në lagjen Manalat Rritja e prurjeve në kaskadën e Drinit ka sjellë rritje të ndjeshme të niveleve të liqeneve të hidrocentraleve, duke bërë që HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës të afrohen rreth 1 metër nga kuota maksimale e lejuar.
Sipas të dhënave zyrtare, prurjet natyrore në kaskadë kanë arritur në 2,650 m³/s. Niveli i liqenit të HEC Fierza ndodhet në kuotën 281.2 metra, nga 296 metra që është niveli maksimal.
Ndërkohë, HEC Koman ka arritur nivelin 174.2 metra, vetëm 1.3 metra larg kuotës maksimale prej 175.5 metrash, ndërsa HEC Vau i Dejës ndodhet në kuotën 74.9 metra, rreth 1.1 metra poshtë nivelit maksimal prej 76 metrash.
Aktualisht, shkarkimet nga porta e HEC Vau i Dejës janë 700 m³/s, ndërsa në HEC Koman shkarkimet janë po ashtu 700 m³/s, me qëllim menaxhimin e situatës hidrike.
Top Channel