Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet mesatar e gjatë gjithë ditës, ku mbi 1000 ha tokë është ende nën ujë.
Në bashkinë Lezhë , bazuar në raportimet e Eksensionit Bujqësor dhe bashkisë raportohet, se kemi rreth 1010 ha tokë bujqësore nën ujë, i ndarë si më poshtë, si më poshtë:
Njoftimi:
Njësia Administrative Dajç sipërfaqja me ujë është; rreth 250ha. Ka fryrje të lumit Gjadër në zonën e fshatit Grash dhe Zojz, i cili nga momenti në moment pritet të kalojë mbi urën e Zojzit. Në fshatin Zojz ka prezence uji në një shtëpi në oborr, është i rrethuar nga uji, jo Brenda shtëpisë , ku po punohet për zgjidhjen e situatës. Njësia Administrative Shënkoll -Toka të përmbytura rreth 150 ha. Nuk raportohet për prezencë uji në shtëpitë e banimit në këtë njësi.
Nga forcat dhe mjetet e bashkisë u ndërhy për hapjen e kanalit të Myltes për shkarkimin e ujit në det.
Njësia Administrative Balldre – Toka të përmbytura rreth 300 ha., pjesa dominuese është ne fushën e Torovicës. Njësia Administrative Kallmet raportohen 20 ha përmbytura. Njësia Administrative Zejmen rreth 200 ha toka të përmbytura. Njësia Administrative Kolsh rreth 60 ha toka të përmbytura. Njësia Administrative Shëngjin rreth 30 ha toka të përmbytura. Njësine Administrative Ungrej nuk ka probleme përmbytje.
Banesa të rrethuara nga uji janë rreth 100 banesa. Në qytetin e Lezhës, në Lagjen “Beselidhja” situata ështe më e qetë.
Ndërsa në 4 Shkollat e qytetit që ishin me probleme “ Beselidhja” “Kosova” dhe “Nëne Tereza”, dhe “ Gjergj Fishta” ka rënie te nivelit te ujit , pas nderhyreje se forcave te MZSH, dhe EC të Bashkisë Lezhë.
Në Lagjen “Beselidhja” situata është agravuar si shkak i dendësisë së reshjeve gjatë ditës, ka prezencë uji dhe po punohet nga forcat e drejtorisë së shërbimeve për zhbllokimin e pusetave.
Përroi i Grykës në zonën Kodër Mulliri, njësia admistrative Kolsh është në kuota kritike për të dalë nga shtrati por me tendencë rënje
Në gatishmëri në terren janë të gjitha ekipet dhe forcat e Njësive Vendore dhe Zv Kryetarët, Drejtori i Bujqësisë, Drejtoria e Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit me mjete e nevojshme, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e EC, Policia Bashkiake.
Mësimi sot nuk është zhvilluar në dy shkolla, “Kosova” dhe “Gjergj Kastrioti”
Referuar situatës problematike, Kryetarja e Bashkisë Kurbin ka thirrur mbledhjen e KMC së bashkisë.
Situata vijon të mbetet problematike, sidomos në zonat rurale dhe pjesërisht në ato urbane. Si pasojë e prurjeve kemi te bëjmë me daljen e KUL-se, pothuajse në gjatësinë me të madhe të tij, sidomos në zonën e fshatit Gjorm në afërsi të shkollës, në fshatin Laç, kanali ka dalë nga shtrati duke vështirësuar qarkullimin në rrugën që lidh Laçin me autostratdën, si dhe kanalet e dyta. Fokusi i strukturave mbetet siguria e jetës së njerëzve.
Ka prezencë uji në gjithë zonën e ulët dhe tokat bujqësore. Po ashtu, problematike mbeten disa akse rrugore ne fshatra, si në drejtim të fshatit Gjorm e Zhejë rruga Laç Mamurras, rruga Laç-Milot, midis zonës së Shullazit dhe Mal Bardhë. Sipërfaqe tokë e përmbytur deri tani mund te jenë rreth 1500 ha. Ka rreth 100 banesa qe jane te rrethuara nga uji por qe akoma nuk janë ne kushtet e evakuimit. Tek stacioni pompimit ka prezencë uji dhe punohet për mbrojtjen e n/stacionit të pompave të ujit të pijshëm në Fushë Kuqe. Situata vijon te mbetet e veshtirë dhe strukturat EC janë në terren.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe EC të bashkisë janë evakuuar në total 8 familje me rreth 37 banorë të fshatit Gjorm, njësia Mamurras.
Në njësinë Milot kemi dëmtim të rrugës Gallatë Vinjollë, si rezultat I shembjes së një masivi shkëmbor e material inert, po kështu në këtë zonë kemi dëmtim të linjës elektrike te TM që kalon në shtratin e lumit.
Referuar situatës së reshjeve të pritshme është bërë një shpërndarje të forcave ushtarake, dy mjete një varkë do të jetë në dispozicion të bashkisë Kurbin, dy mjete dhe një varkë në dispozicion të bashkisë Lezhë.
Gjatë ditës së sotme ka pasur reshje me intensitet të lartë, ku si rezultat ka pasur fryrje të përrenjve malor dhe lumenjve. Në qytetin e Rrëshenit është ndërhyrë nga Drejtoria Shërbimeve dhe Shërbimi MZSH për pastrimin e pusetave kulluese pranë hyrjeve të pallateve dhe bizneseve. Nuk ka pasur prezence uji ne banesa apo biznese.
Ne segmentin Ura e Zogut – Rubik, Km 4+100, ka patur një bllokim të përkohshëm si rezultat i rënies se pasivit të gurëve në rrugë, ku ka ndërhyrë firma mirëmbajtëse për pastrimin e saj, situate është normalizuar.
Nga komunikimet me përfaqësuesit e H/C Qafmolla deri në këto momente nuk ka pasur shkarkime, por në ditët në vazhdim në varësi të prurjeve të Fanit do shikohet mundësia e shkarkimit nga 50-100 m³/s.
Nga DRUK raportohet se për shkak te reshjeve të shumta mbi 140mm ka situatë të renduar konkretisht:
Niveli i lumenjve lumi Drin është në kuota maksimale, lumi Mat dhe Drojë janë poshtë kuotave kritike dhe nuk paraqesin problem.
Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë por për shkak te reshjeve të shumta prej 4 ditësh kuotat në kolektorë jane të larta dhe ka sipërfaqe nën ujë .
Ka pasur ndërprerje te energjisë elektrike për rreth 10 minuta ne hidrovoret Tale Gryk Zeze , Droj dhe Shellinza.
Top Channel