Gjashtë shtetet evropiane dolën në mbështetje të Danimarkës, reagon Shtëpia e Bardhë: Vendi do të mbrohet më mirë nga SHBA

06/01/2026 18:33

Shtëpia e Bardhë përsëriti se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez.

“Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme dhe kritike për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga Shtetet e Bashkuara përballë kërcënimeve moderne në rajonin e Arktikut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly. Ajo shtoi se “presidenti është i përkushtuar për vendosjen e paqes afatgjatë brenda dhe jashtë vendit”.

Nga ana tjetër, udhëheqësit evropianë theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Groenlanda i përket popullit të saj”.

“Është përgjegjësi e Danimarkës dhe e Groenlandës dhe vetëm e tyre  të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB