Agjentët federalë vranë shoferen në Minneapolis/ Trump flet për vetëmbrojtje, klimë e tensionuar dhe demonstrata në qytet
Një tjetër oficer policie u qëllua për vdekje në Iran ndërsa protestat antiqeveritare hynë në ditën e tyre të dhjetë në mbarë vendin.
Oficeri, i identifikuar si Ehsan Aghajani, u qëllua nga protestuesit pranë qytetit Malekshahi dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Malekshahi është një qark me rreth 20 mijë banorë, me popullsi kryesisht kurde. Një ditë më parë, përleshjet në zonë kishin shkaktuar vdekjen e një tjetër anëtari të forcave të sigurisë.
Ndërkohë, policia iraniane shpërndau një protestë në Pazarin e Madh të Teheranit duke përdorur gaz lotsjellës, sipas organizatave joqeveritare dhe pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Sipas mediave, pamje tregojnë gjithashtu protestues që brohorisnin “Liri, liri!” dhe “Pa turp”. Organizatat Iran Human Rights, me seli në Norvegji, dhe Human Rights Activists News, me seli në SHBA, raportuan për pjesëmarrje të dhjetëra qytetarëve.
Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor në Teheran, fillimisht të nxitura nga rritja e kostos së jetesës, përpara se të përhapeshin në pjesë të tjera të vendit. Ato përbëjnë valën më të madhe të demonstratave që nga viti 2022, kur vendi u trondit nga protesta masive pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini.
Sipas një bilanci të AFP, të paktën 12 persona, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë që nga nisja e protestave. Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut me seli jashtë Iranit vlerësojnë se numri i viktimave mund të jetë të paktën 25 persona gjatë nëntë ditëve të para të demonstratave.
In the heart of Tehran’s Grand Bazaar today. pic.twitter.com/AHYatDU4Vv
— Amit Segal (@AmitSegal) January 6, 2026
Top Channel