Agjentët federalë vranë shoferen në Minneapolis/ Trump flet për vetëmbrojtje, klimë e tensionuar dhe demonstrata në qytet
Jake Angeli, i njohur si “Shamani i QAnon”, i cili u bë simbol i sulmit ndaj Capitol Hill më 6 janar 2021 falë pamjes së tij me fytyrën e lyer kuqe-bardhë-blu dhe kapelës prej leshi me brirë bualli, ka njoftuar se do të kandidojë si i pavarur për guvernator të Arizonës.
Angeli, emri ligjor i të cilit është Jacob Chansley, ka marrë tashmë distancë nga Donald Trump, duke e kritikuar ashpër presidentin amerikan. Ai e ka cilësuar administratën e Trump si një “katastrofë korruptive”, duke e akuzuar për tradhti ndaj premtimeve anti-ndërhyrëse dhe anti-establishment që, sipas tij, frymëzuan lëvizjen MAGA.
Gjatë procesit gjyqësor për pjesëmarrjen e tij në sulmin ndaj Kapitolit, Chansley shprehu keqardhje, ndërsa avokati i tij deklaroi se ai kishte vuajtur prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor. Madje, avokati e përshkroi marrëdhënien e Chansley me Trump si “një dashuri e parë”.
Në një intervistë për The Times, 38-vjeçari tha se ka vendosur të hyjë në garën për postin e guvernatorit të Arizonës në zgjedhjet e nëntorit si kandidat i pavarur. Ai deklaroi se synon të sfidojë një sistem politik që, sipas tij, është “në luftë me qytetarët e zakonshëm dhe favorizon elitën super të pasur”.
Top Channel