43-vjecari shqiptar lyen me benzinë gruan dhe tenton ta djegë, e shpëton djali i tyre i mitur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum, ku shtetasi Llogora Xhebroj, 52 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Vëllai dhe kushëriri i të ndjerit në një intervistë për gazetaren e ‘Shqipëria Live’, Pamela Dervishi rrëfyen momentin kur morën vesh ngjarjen e rëndë.
Adriatik Xhebroj, vëllai i 52-vjeçari, rrëfeu se lajmin e hidhur e mori vesh nga vëllai i vogël, pasi vetë banon në SHBA.
Ndërsa djali i xhaxhait të Llogora Xhebroj, deklaroi se mes çiftit ka pasur konflikte normale, ndërsa theksoi se nuk ka pasur informacion se mund të kenë qenë në proces divorci.
Pjesë nga intervista:
Ferit Xhebroj: Me çiftin u takuam, në gusht. Konflikte normale kanë pasur, se dimë. Për proces divorci nuk di gjë. Dëgjuam që nga shatori ( e ndjera) kishte ikur se ishin zënë me njëri-tjetrin.
Adriatik Xhebroj: Kishin rreth 22 vite të martuar. Unë banoj në Amerikë. Ka qenë ora 8 e mëngjesit, këtu ora 2 pasdite, më ka marrë vëllai i vogël në tel. Që kur e pashë thirrjen e kuptova që kishte diçka, më thotë ‘ndodhi kështu kështu’.
Ferit Xhebroj: Në fillim mësuam se ishte vrarë gruaja dhe më pas veten. Ne me policinë s’kemi folur. Këta që kanë qenë këtu s’e di. Di që ka ardhur policia ka bërë hetime.
Adriatik Xhebroj: Kam pasur komunikime me familjen e së ndjerës. Kemi shkuar, pa problem, kemi pirë kafen dhe kemi ikur. Edhe dje që shkuam te varrezat, disa prej nesh qëndruan atje dhe kemi ikur normal, pa asnjë problem.
Top Channel