Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë” ku janë përplasur dy mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në kë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt spitalit të traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB