Agjentët federalë vranë shoferen në Minneapolis/ Trump flet për vetëmbrojtje, klimë e tensionuar dhe demonstrata në qytet
“Shtetet e Bashkuara pothuajse po nisin një luftë me një vend aleat në ndjekjen e Groenlandës”, deklaroi sot deputeti danez Rasmus Jarlov.
“Është mjaft tronditëse që një person përgjegjës për këtë pretendim krejtësisht të paligjshëm territorial ndaj Groenlandës di kaq pak për historinë dhe arsyet pse Groenlanda i përket Danimarkës”, tha Jarlov, duke iu referuar zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller. Ky i fundit deklaroi mbrëmë se askush nuk do të luftonte kundër SHBA-së nëse ajo do të përpiqej të pushtonte territorin autonom danez.
Sipas Jarlovit, pronësia e Danimarkës mbi Groenlandën “është një nga pronësitë territoriale më të mirëpërcaktuara në botë”.
“Ajo nuk është kontestuar nga askush dhe kurrë nuk është vënë në dyshim nga vetë Shtetet e Bashkuara. Ata duhet t’i dinë këto fakte përpara se të afrohen kaq shumë drejt një lufte me një vend aleat”, shtoi ai.
Ndërsa SHBA-të kanë argumentuar se kanë nevojë për Groenlandën për arsye sigurie, Jarlov theksoi se Uashingtoni tashmë gëzon “qasje ekskluzive dhe të plotë ushtarake” në ishull.
“Prandaj, kjo bisedë për nevojën e Groenlandës për siguri është plotësisht absurde”, u shpreh ai.
“Ata pretendojnë se Shtetet e Bashkuara janë të vetmet që mund ta mbrojnë Groenlandën, por realiteti është se ato janë të vetmet që e kërcënojnë atë. As Kina dhe as Rusia nuk po e kërcënojnë Groenlandën”, tha Jarlov.
Ai paralajmëroi se nëse SHBA-të do të sulmonin ushtarakisht Groenlandën, Danimarka “do ta mbronte atë dhe, në këtë rast, do të ishim në luftë”.
“Do të luftonim kundër njëri-tjetrit, gjë që është plotësisht absurde. Por nuk mund të mohohet se nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë një vend anëtar të NATO-s, atëherë aleanca pushon së funksionuari”, tha ai.
Top Channel