U zëvendësua me Mal-in për t’u futur në shtëpi, si ishte takimi i parë mes Stelinës dhe Keijsit brenda Big Brother-it

05/01/2026 13:07

Gjatë Prime-t të së shtunës, tre banorë të rinj u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke u futur në një zonë të re të shtëpisë e quajtur “Akuarium”.

Një nga këta banorë ishte edhe Stelina, ish e dashura e Keijsit, me të cilin u njoh në programin Për’puthen.

Stelina, së bashku me Mateon dhe gretën patën një sfidë për të zgjedhur tre banorë të tjerë nga shtëpia për t’i marrë në “Akuarium”, duke i shpëtuar nga televotimi.

Gjithsesi, Juela, banorja e cila u zgjodh liderë në shtëpi pati një zgjedhje, për të zëvendësuar një person nga shtëpia me një tjetër nga “Akuariumi”.

Ajo vendosi që Mal-i të shkonte në “Akuarium” dhe në vend të tij, Stelina të futej brenda në shtëpi.

Në këtë moment, ajo u takua me gjithë shtëpinë, përfshirë edhe Keijsin, të cilit vetëm i dha dorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB