Rekord historik në turizëm, mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025 në Shqipëri

05/01/2026 09:31

Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord historik në turizëm.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi se me mbylljen e vitit 2025 vendi ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke thyer rekordin e vendosur një vit më parë.

Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordn e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj!

Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit“, shprehet Blendi Gonxhja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB