Operacioni amerikan në Venezuelë, Kuba e shqetësuar: 32 truproje të vrarë, mund të jemi vendi i radhës që….
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas incidentit të djeshëm në protestën e partisë “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë ku mbeti i lënduar kryetari i saj, Adriatik Lapaj.
Në njoftimin e saj ministria bën me dije se mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës janë paraqitur 5 persona. Njëri prej tyre ishte Lapaj për të cilin ministria njofton se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.
Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Top Channel