“Bashkohuni me vizonin e presidentit Trump”, Rubio: Duam një Europë të fortë, jo një shërbëtore të SHBA-së
Pas rreth 30 minutash ka përfunduar seanca e parë gjyqësore për Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij, pas arrestimit të tyre nga SHBA.
Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u arrestuan nga kompleksi i tyre në Karakas të shtunën dhe u dërguan me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale.
Më parë, imazhet treguan çiftin duke u transferuar në gjykatë me pranga, të rrethuar nga oficerë të armatosur.
Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres tha se është “i shqetësuar se rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar ” kur bëhet fjalë për veprimet e SHBA-së në Venezuelë.
Ndërkohë, udhëheqësja e re e Venezuelës, Delcy Rodríguez, pritet të betohet para Asamblesë Kombëtare të vendit.
Top Channel