“Mbante një ditar me emra dhe numra telefoni”/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali, iu sekuestrua mbi 100 kg drogë dhe…

05/01/2026 22:28

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me mbi 100 kilogramë drogë, 30 kg kokainë, 4 kg heroinë dhe 80 kg hashash në një banesë në pronësi të tij.

Një sekuestrim masiv droge, një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë në zonën e Teramos në Itali, konfirmon se ky rajon ka qenë prej kohësh një qendër e konsoliduar për trafikimin e drogës të të gjitha llojeve. Tregu duket se kontrollohet gjithnjë e më shumë nga klanet shqiptare, të cilët nuk hezitojnë të trajtojnë sasi të mëdha.

Sipas medias italiane, operacioni u zhvillua të premten në mbrëmje në Val Vibrata, ku u arrestua një 33-vjeçar shqiptar me inicialet L.K. Në një shtëpi në pronësi të tij, oficerët gjetën mbi 100 kilogramë drogë, 30 kg kokainë, 4 kg heroinë dhe 80 kg hashash. U sekuestruan gjithashtu edhe mjete të ndryshme prerës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një ditar që përmbante emra dhe numra telefoni, si dhe disa telefona celularë, të cilat u sekuestruan dhe do t’i nënshtrohen analizave për të zbuluar rrjetin e kontaktit të të arrestuarit.

Gjithashtu, sasia e madhe e mjeteve prerëse sugjeron se shtëpia mund të ketë funksionuar si një qendër përgatitore për shpërndarjen e drogës tek tregtarët vendas. Hetuesit shpresojnë të rindërtojnë rrjetin e trafikut edhe përmes analizës së ditarit dhe telefonave celularë të sekuestruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB