Stuhi dhe kaos udhëtimesh në Europë, regjistrohen 6 viktima në Francë dhe Bosnje. Përmbytet sheshi i Shën Pjetrit në Romë, temperaturë -12 gradë në Britani Operacioni amerikan “Vendosmëria Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nuk u mbështet vetëm te forca ushtarake dhe inteligjenca, por edhe te negociata të fshehta në majat e pushtetit në Karakas.
Pikërisht këtu përqendrohen dyshimet më të forta: te roli i mundshëm i zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez.
Sipas burimeve amerikane dhe spekulimeve që qarkullojnë në qarqe diplomatike, CIA kishte vendosur kontakte të drejtpërdrejta me figura kyçe të regjimit, duke siguruar bashkëpunim nga brenda. Emri i Delcy Rodríguez del vazhdimisht si hallka kryesore që mund të ketë hapur rrugën për rrëzimin e Maduros, në emër të pragmatizmit politik dhe kontrollit të dëmeve.
Media amerikane kanë raportuar më herët se Rodríguez kishte tentuar të ndërtonte ura besimi me Uashingtonin, përmes ndërmjetësimit të Katarit, duke u paraqitur si një interlocutore e besueshme për të ardhmen e Venezuelës. Sipas “New York Times”, administrata Trump ishte impresionuar nga mënyra se si ajo kishte menaxhuar sektorin e naftës dhe e shihte si një alternativë të mundshme për tranzicionin e pushtetit.
Në këtë kontekst, interpretimi më i përhapur është se Delcy Rodríguez mund t’i ketë ofruar SHBA-së atë që kërkonte më shumë: Maduron si “trofe” politik, në këmbim të hapjes së rrugës për marrëveshje të reja energjetike dhe mbijetesës së një pjese të elitës në pushtet.
Ndërkohë, operacioni në terren u zhvillua me lehtësi të pazakontë. Pavarësisht rrethimeve të shumta të sigurisë rreth Maduros, bastisja e Delta Force u krye pothuajse pa rezistencë, duke forcuar dyshimet se struktura e komandës ishte paralizuar qëllimisht nga brenda.
Edhe pse asnjë provë zyrtare nuk e konfirmon publikisht këtë skenar, fakti që Maduro u kap kaq shpejt dhe pa një reagim real nga aparati i tij i sigurisë ka ngritur një pyetje që po dominon diskutimin politik në Venezuelë: a u rrëzua Maduro nga armiku i jashtëm apo u sakrifikua nga njerëzit më të afërt të tij?
Top Channel