I dashuruar marrëzisht pas bashkëshortes së tij, deklarata e yllit të filmave: Edhe nëse nuk do të isha aktor, do të isha martuar me Jackien

05/01/2026 17:22

Aktori Adam Sandler beson se dashuria e tij me gruan Jackie Sandler ishte e shkruar në yje.

Aktori i famshëm tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs se është i bindur se do të ishte i martuar me Jackien edhe nëse nuk do të ishte bërë një yll i Hollivudit. Sandler pranoi çmimin prestigjioz të Presidentit të shtunën, për punën e tij në filmin “Jay Kelly”, një komedi-dramë me protagonist George Clooney.

Pasi u prezantua nga bashkë-aktorja Laura Dern, Sandler reflektoi në fjalimin e tij të pranimit të çmimit se si do të kishte qenë jeta e tij nëse do të kishte pranuar ofertën e babait për të punuar si inxhinier elektrik në vend që të ndiqte aktrimin.

Ndonjëherë mendoj se, nëse nuk do t’ia kisha dalë atë vit dhe do të kisha shkuar të punoja për babanë tim, si do të ishte jeta ime tani. Para së gjithash, mendoj se ndoshta do të isha ende i martuar me gruan time, Jackie. Është fati. Asgjë nuk mund të na ndalë. Por ne patjetër do të kishim një shtëpi tjetër. Ndoshta, 10 banjo më pak dhe më pak nga statujat e mia të vogla.

Adam dhe Jackie u martuan në qershor 2003 dhe kanë dy vajza. Sandler fitoi afro 70 milionë euro vitin e kaluar, gjë që e vendosi atë në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollywood. Por si ia doli të fitonte kaq shumë para kur nuk luajti në asnjë film të suksesshëm vitin e kaluar? Sandler ka mënyra të tjera për të fituar para. Edhe pse nuk ka luajtur në asnjë film klasik, projekt kinematografik, ai ka prodhuar dhe luajtur në tre filma për Netflix të cilët janë “Murder Mystery 2”, “You Are Not Invited to My Bat Mitzvah” dhe “Leo”./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB