Berisha ndryshon fjalorin për SPAK, sulmon Kushtetuesen: Braho ka vlerësimin tonë. Gjykata, si organizatë e PS

05/01/2026 22:20

Që prej zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK-ut, opozita e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Prokurorisë së Posaccme.

Fjalori institucional në drejtim të drejtuesit të ri u vu re edhe sot pas paraqitje së kryetarit të PD-së, Sali Berisha për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Në një komunikim me mediat, ai sulmoi Altin Dumanin, por tha se vlerëson Brahon, nëse edhe ky do të zbatojë ligjin.

“Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të Prokurorisë Speciale, Gjykatës Speciale, policisë, BKH-së është qëndrimi që ata do të mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë absolutisht asgjë tjetër, veç se zbatimin e ligjit. Drejtuesi i ri, e thashë dhe njëherë, çdo drejtues dhe punonjës i këtij institucioni që zbaton ligjin, ka dhe do të ketë vlerësimin dhe mbështetjen e plotë të opozitës shqiptare”, tha Berisha.

Gjatë komunikimit me mediat, lideri i opozitës sulmoi Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po vepron si organizatë e Partisë Socialiste.

“Me datën 17 ju më keni pyetur a e ke dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese. Unë e kam dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese para një viti, nuk mbahet mend kur. Më datën 17 dhjetor ata shpallën publikisht se do jetë seanca plenare, tani nuk i bëjnë me publik, nuk i bëjnë as me avoketërit, mblidhen në dhomë këshillimi dhe vendosin atë që mendojnë. Dhe në dhomën e këshillimit u mblodhën në seancë plenare, nuk morën dot vendimin që donin dhe njëlloj si një organizatë partie, nuk shpallën vendimin”, deklaroi lideri i demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB