Me tre hyrjet e reja, dinamikat e lojës kanë ndryshuar, kjo për shkak të historisë që disa prej tyre kanë pasur me disa nga banorët aktualë të shtëpisë.

Vëllai i Madh vendosi që tre të rinjtë të ishin pjesë e një zone të re të shtëpisë, e quajtur Akuarium.

Të tre ata duhet të zgjidhnin dhe tre banorë të tjerë që t’i bashkoheshin kësaj zone të shtëpisë për të qenë imunë, ndërsa pjesa tjetër shkon automatikisht në nominim.

Greta shpëtoi Kristin, Mateo shpëtoi Brikenën ndërsa Stelina zgjodhi Mirin.

Pjesa tjetër e banorëve shkon në nominim, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të martën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB