Elisa Spiropali i përgjigjet me humor “akuzave” për puç, publikon foton 06/11 23:30
Mbështetësit e “Shqipëria Bëhet” janë përplasur me efektivët e policisë gjatë protestës që po mbahet para Kryeministrisë.
Protestuesit pretendojnë se janë fotografuar nga efektivët e policisë, dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre, ndërsa Adriatik Lapaj kërkoi që “protestuesit të mos preken nga policia”.
“Duan që ti kapin pastaj prandaj bëjnë foto, më arrestoni mua”-dëgjohet të thotë Lapaj.
Top Channel