“Maduros iu dhanë disa oferta për dorëzim, por deshi të luante”, Rubio paralajmëron botën: Nuk bëni dot lojëra me presidentin Trump

04/01/2026 12:10

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro iu dhanë “disa oferta shumë, shumë, shumë bujare” për të lënë pushtetin, por “zgjodhi në vend të kësaj të sillej si një njeri i egër” dhe të “luante me presidentin Trump”.

Duke folur në konferencën për shtyp pas operacionit ushtarak amerikan që arrestoi Maduron, Rubio tha se udhëheqësi Venezuelan kishte “mundësi të shumta për të gjetur rrugën e tij diku tjetër”.

“Në vend të kësaj, ai donte të luante rolin e djalit të madh”, tha Rubio.

Presidenti Donald Trump i tha Fox News të shtunën se Maduro “donte të negocionte në fund” dhe po “përpiqej shumë të bënte një marrëveshje”.

“Nuk doja të negocioja. Thashë, ‘Jo, duhet ta bëjmë'”, tha Trump.

“Nicolas Maduro u akuzua në 2020 nga SHBA. Ai nuk është presidenti legjitimi i Venezuelës. Është një i arratisur i drejtësisë amerikane. Ka patur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për të. Maduro ka patur mundësi për ta shmangur këtë, i janë dhënë shanset por sot mori mesazhin. Janë shumë ata që duan të bëjnë lojëra duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendin e tyre, janë persona që duan të luajnë me ne, por kemi një president që nuk bën lojëra. Kur thotë se do ta trajtojë një problem do ta bëjë. Ky është një president veprimi. Mesazhi për botën është mos bëni lojëra me këtë president që është në detyrë se nuk do t’ia dilni mbanë”, tha Rubio

“Mendoj se kursyem 50 milionë dollarë”, tha ai me shaka, duke iu drejtuar Trump, i cili u përgjigj, “duhet të sigurohemi”.

“Mos lejoni askënd ta pretendojë, askush nuk e meriton përveç nesh”, shtoi Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB