LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme futet në javën e dytë, Katari hap pjesërisht hapësirën ajrore. Irani kërkon falje për sulmet ndaj fqinjëve 07/03 10:00
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i kthehen jetës normale.
“Çfarë po i ndodh sot Venezuelës mund t’i ndodhë çdo shteti apo qeverie”, deklaron ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino.
Ai u bën thirrje qytetarëve në Venezuelë që të “rifillojnë aktivitetet e tyre normale” në punë, tregti dhe arsim.
Kjo deklaratë vjen pas komenteve që raportuam më herët, në të cilat Padrino tha se kapja e Maduros do të ishte e pamundur pa vrasjen e një “pjese të madhe” të ekipit të tij të sigurisë, si edhe të “civilëve të pafajshëm”.
Ai shton gjithashtu se ushtria mbështet zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez si udhëheqëse në detyrë të vendit.
Top Channel